Berisha: Po të flisja për Aqif Rakipin, më dilte seriali i drekave të Bashës me të
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nuk ka folur për ish-deputetin Aqif Rakipi të shpallur non grata nga SHBA, me argumentin se i dilte përpara seriali i darkave të tij me ish-kreun e PD Lulzim Basha. Sipas Berishës të dy janë takuar disa herë me njëri-tjetrin dhe ka pasur përpjekje për ta vendosur në koalicionin e PD.
“Unë e kam bërë komentin për Rakipin. Që kur kam nisur karrierën politike në cdo pozicion kam qëndruar ndër ligjin. Kjo është arsyeja që ske dëgjuar një fakt që të provojë që kam shkelur ligjin. Shteti ligjor, ka qenë premtimi madhor i kësaj partie. Unë kam shprehur hapur dhe qartë mendimin tim. Kam qenë dhe do të mbetem për të gjithë sanksionet që mbështeten në prova. Nuk kam hezitim për cilindo. Rasti konkret, nuk jam future shumë në hollësi se po të futesha më dilte një seri drekash dhe darkash të Lulzim Bashës me Qifen dhe përpjekjet e tij për ta vendosur në koalicion me PD. E kam takuar një herë në jetën time, dënoj aktet e blerjes apo shitjet e votës. Unë e kam mbajtur përgjigjen time që mbështes argumente e prova dhe sigurisht nuk mbështes vendime pa argumente dhe prova, unë dënoj çdo akt dhe blerje votash. Unë nuk kam folur për personin, sepse më dilte seriali i drekave të Bashës me këtë. S’kam dashur të ndërhy në këto drekat dhe darkat, në çështjet private. S’e kam parë të arsyeshme”.
Pas shpalljes së Rakipit “non grata” Berisha i pyetur nga gazetarët për këtë vendim u shpreh: “Shkoni dhe pyesni Aqif Rakipin. Komenti im është: shkoni dhe pyesni Aqif Rakipin”, tha Berisha, në hyrje të Parlamentit.
Fraksion.com