Ambasadori gjerman ndryshe nga SHBA për Berishën: Non grata? Çështje e brendshme. PD të bashkohet dhe të zgjedhë një udhëheqës të orientuar
Ambasadori gjerman Peter Zingraf shprehet i keqardhur për momentin ku ndodhet sot Partia Demokratike. Në një intervistë dhënë gazetarit Osman Stafa për News 24, ai thotë se vendi ka nevojë për një PD të bashkuar që të jetë efektive.
“Unë do ti uroja vetë Partisë Demokartike të ribashkohet, të bëhet e fortë sërish, efektive, që në procese të cilat ajo është e përfshirë dhe do të përfshihet, të jetë transparente dhe në perputhje me shtetin ligjor sikunder të gjejë edhe një udhëheqës të orientuar për nga e ardhmja, ku te flitet rreth përmbajtjes dhe jo personave”, tha ambasadori gjerman.
Ai komentoi gjithashtu edhe procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri dhe vizitën e kryeministrit Edi Rama në Berlin ku u takua me kancelarin gjerman Olaf Sholtz.
Ambasador, Kryeministri i Shqipërisë zhvilloi një takim me Kancelarin e Gjermanisë Olaf Scholz, ku u diskutua edhe çështja e integrimit të Shqipërisë. A ka mbetur më se çfarë duhet të bëj Shqipëria për të qenë pjesë e BE-së? Dhe si e keni parë kërkesën e Ramës, se nëse nuk hapen negociatat në qershor, do kërkojë ndarjen e Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut. Mund të ndodhë diçka e tillë?
– Më duhet të them në radhë të parë se takimi mes kryeministrit Rama dhe Kancerali Federal Scholz ka qenë takimi i parë me një kryetar qeverie nga rajoni dhe ishte koha që të konfirmohej edhe njëherë sesa i rëndësishëm është ky rajon për qeverinë federale. Gjithashtu ishte momenti i duhur për të thënë që të gjitha shtetet anëtare të BE-së janë tanimë për nisjen e negociatave të anëtarësimit. Gjermania ka dashur të falenderojë edhe Shqipërinë për faktin që ajo është në anën e partnerëve perëndimorë si anëtar i NATO-s, si anëtar i përkohshëm i Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara, pra si partner i ngushtë i Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikes. Unë mendoj që Shqipëria në këtë moment nuk mund të bëj diçka konkrete për shpejtimin e nisjes së bisedimeve të anëtarësimit, por ajo që mund të bëj është të vijojë më tej me reformat e saj. Ne dëshirojmë që Shqiperia dhe Maqedonia e Veriut të qëndrojnë së bashku për nisjen e negociatave.
Raporti i DASH, vë në pah se në Shqipëri ka korrupsion në nivel qendror dhe nivel lokal, refoma në drejtësi po ecën me probleme, liria e shprehjes është e kufizuar. A ndikojnë këto problematika në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së, në një kohë kur këto kanë qenë kushtet e Bashkimit Europian për hapjen e negociatave?
– Edhe njëherë dëshiroj të theksoj, ne duam që negociatat e anëtarësimit të fillojnë sa më shpejt dhe nuk ka më kushte për të përmbushur për ta bërë këtë. Në fakt raportin e DASH une nuk mund ta komentoj sepse nuk e njoh ende në hollësi. Gjithesesi ajo që mbetet, kushtet bazë për afrimin me procesin e çeljes së negociatave janë përmbushur tanime, sikunder janë lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, edhe pse puna në këtë drejtim duhet të vijojë më tej.
Cili është qëndrimi i Gjermanisë në raport me Ballkanin e Hapur. A e mbështesni?
– Kancelari federal ka thënë që ne do të mbështesim bashkëpunimin rajonal. Ai ka përmendur gjithashtu se kjo lloj mbështetje duhet të vijojë në kuadër të iniciativës së ndërmarrë nga ish kancelarja Merkel, të asaj që ne sot e quajmë procesi i Berlinit. Të gjitha këto iniciativa do duhet të mbeten të hapura dhe të gjitha shtetet anëtare do duhet të punojnë në mënyrë aktive për tërheqjen e vendeve të rajonit në procesin e Berlinit, në kuadër të të cilit, në takimin e Sofjes janë përcaktuar pra dhe detyrimet e vendeve të rajonit dhe kjo mendoj se duhet të jetë rruga.
Si ju duket ideja e Kryeministrit Rama për të legalizuar kanabisin në Shqipëri, për çështje mjekësore. Deputetë të opozitës e shohin këtë si një veprim që mund të pengojë integrimin e Shqipërisë. E mendoni edhe ju diçka të tillë?
– Raporti apo trajtimi i kanabisit qofte si drogë qofte si medikament, është një qasje tejet komplekse, sepse trajtohet në mënyra të ndryshme në shtete të ndryshme të BE.
Çdo projekt që ka të bëjë me një ide të tillë, pra me legalizimin e kanabisit do duhet të përgatitet dhe konsultohet në mënyrë të gjerë dhe të thellë pikërisht për të sjellë rezultate konkrete, në ato që janë të dëshirueshme, që nga ana tjetër të mos të bëj që reforma të rëndësishme sikundër janë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të vuajnë nga masa që mund të ishin të pamenduara siç duhet.
Z. Ambasador si i keni parë zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike?
Këto zhvillime i kam parë në njëfarë mënyre, me keqardhjen qe zakonisht i shikojne miqte e vendit tuaj. Pikerisht per faktin qe opozita që eshte kaq e nevojshme per vendin, per momentin eshte e perçare. Une do ti uroja vete Partise Demokartike te ribashkohet, te behet e forte serish, efektive, qe ne procese te cilat ajo eshte e perfshire dhe do te perfshihet, te jete transparente dhe ne perputhje me shtetin ligjor sikunder te gjeje edhe nje udheheqes te orientuar per nga e ardhmja, ku te flitet rreth permbajtjes dhe jo personave.
Çfarë qëndrimi mban Gjermania, për non-gratën e Sali Berishës?
Mendoj se kam thënë gjithçka çka mund të thoja rreth situatës brenda kesaj partie. Mendoj se çështe të tilla të brendshme nuk do të ishte vendi të komentoheshin prej meje.
Politika shqiptare tashmë do të zhvillojë diskutime për të zgjedhur Presidentin e ri të Shqipërisë. Ju, çfarë do sugjeronit, se duhet të ishin karakteristikat e Presidentit shqiptar?
Nuk dëshiroj të komentoj gjërat që kanë të bëjnë me çështjet e brendshme të vendit megjithatë do të jepja disa ide sesi do të ishte në Gjermani. Mendoj se rolet e Presidentit federal në Gjermani dhe Presidentit shqiptar në këndvështrim kushtetues janë role të konceptuara në mënyrë të ngjashme, pra janë personalitete shtetërore të cilët qëndrojnë mbi partitë dhe të cilët nuk kanë funksione ekzekutive.
Në Gjermani është e rëndësishme që presidenti federal, flas Presidenti sepse deri tani kanë qenë të gjithë burra, uroj një ditë që të zgjedhim një grua në këtë pozicion, të qëndrojë mbi politikat që merren në kuadër të interesave partiake, të shkëputet prej tyre, të qëndrojë mbi partitë dhe të punojë për të gjithë vendin dhe qytetarët e vendit.
Unë do të dëshiroja pikërisht që shqiptarët dhe në Shqipëri të mund të zgjidhej një President i cili të perfaqësoje këto cilësi. E di që është diçka sfiduese veçanërisht në një panoramë politike të përçare dhe problematike sikunder është e këtushmja por mendoj se do të ishte një shans i mirë që të mund të rikrijohej në njëfarë mase edhe besimi tek politika.
Fraksion.com