Zyrtari: 197 fëmijë të vrarë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës
Rreth 197 fëmijë kanë vdekur dhe 351 janë plagosur gjatë luftës në Ukrainë, tha të enjten prokurori i përgjithshëm i vendit, duke cituar shifra nga prokurorët për të mitur.
Trupat e fëmijëve të moshës katër dhe 10 vjeç u gjetën së bashku me trupin e djegur të një djali 17-vjeçar në Hostomel dhe Bucha, në rajonin e Kievit, thuhet në deklaratë.
Deklarata shtoi se një baba dhe djali i tij i mitur u vranë në zonën e Çernobilit pranë fshatit Dytiatky në rajonin e Kievit, kur ushtarakët rusë qëlluan në një makinë të ndaluar në një rrugë.
Shtatë fëmijë vdiqën si rezultat i një sulmi rus në stacionin e trenit Kramatorsk, thuhet në deklaratë.
Të mërkurën, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës tha se trupat e djegur të një vajze 16-vjeçare dhe një djali 10-vjeçar ishin gjetur në fshatrat Borodianka, në veriperëndim të Kievit, dhe Korolivka, në Ukrainën perëndimore.
Fraksion.com