SPAK dorëzon rekurs për Saimir Tahirin: Të shpallet fajtor për akuzat e ngritura
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë që ish ministri i brendshëm, Sajmir Tahiri të shpallet fajtor për akuzat e ngritura në fillim.
Burime për gazetaren Anila Hoxha thanë se tashmë SPAK kërkon që Tahiri të shpallet fajtor edhe për akuzat “përfshirje në grup kriminal” dhe “trafikim droge”.
“Argumentet dhe provat e pranuara nga gjykata, cilësimi si shpërdorim detyre është i gabuar. Por duhet cilësuat vepra e kryer si trafikim në kuadër të grupit të strukturuar”, thotë SPAK
Ish-ministri Sajmir Tahiri u dënua me tre vjet e 4 muaj burg për shpërdorim detyre, duke i “shpëtuar” akuzave te tjera. Aktualisht, ai po vuan dënimin në burgun e Fierit.
Fraksion.com