Rama tha se i ka dërguar mesazh, Basha e mohon: Kam pasur vetëm dy komunikime
Ish-kryetari i PD, Lulzim Basha mohoi të kishte pasur komunikim me kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit deklaroi gjatë Kongresit të PS-së, se i kishte çuar një mesazh Bashës ku e kishte paralajmëruar për gjendjen ku do përfundonte opozita.
Në prononcimin për gazetarët nga oborri i Kuvendit, Basha tha se janë gënjeshtra që synojnë të tërheqin vëmendje.
Ai tregoi se me Ramën ka pasur dy komunikime, që kanë qenë mesazhe ngushëlluese.
“Këto janë gënjeshtra, tipike të njerëzve që duan të heqin vëmendjen nga thelbi, është një gënjeshtër. Ka pasur komunikim në dy ngushëllime, një në vitin 2020 e një vitin e kaluar për dy humbje respektive në familje, këto kanë qenë komunikimet e mia me Ramën”, tha Basha.
Fraksion.com