AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Shqipëria, plotësisht mbështetëse e Azerbajxhanit

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot gjatë takimit në Baku me presidentin e Republikës së Azerbajxhanit, Ilham Aliyev se, Shqipëria ka qenë, është dhe do të jetë plotësisht mbështetëse e Azerbajxhanit.

“Është kënaqësi e madhe që gjendem këtu dhe pikë së pari, pas një fushate mjaft të madhe e të suksesshme për të rikthyer pjesë të vendit tuaj që për kaq shumë vite gjendej në një situatë që qe shndërruar në diçka të padurueshme, që të gjithë ne e dimë, qoftë në cilësinë e kryetarit të OSBE-së, dhe tanimë në cilësinë e anëtarit të Këshillit të Sigurimit. Shqipëria ka qenë, është dhe do të jetë plotësisht mbështetëse e Azerbajxhanit, e të vërtetës dhe të drejtës historike të Azerbajxhanit”, tha Rama.

“Po kështu, së fundmi në radhë, por jo nga rëndësia, ne përgëzojmë shumë përpjekjet tuaja të lëvdueshme dhe shembullore për paqe dhe bashkëpunim afatgjatë me fqinjin tuaj, Armeninë”, theksoi Rama.

“Në të njëjtën kohë, ne jemi të dy të bekuar të kemi një gur shumë të fortë midis nesh, që është Turqia, dhe unë besoj fort se ne mund të bëjmë më shumë, e ju e përmendët, në fusha të rritjes potenciale të bashkëpunimit tonë dhe sigurisht, pres me shumë padurim që të dëgjoj dhe të shoh perspektivat dhe çfarë kanë arritur ekipet tona, qoftë në sektorin e energjisë ashtu dhe të turizmit”, u shpreh Rama.

“Ashtu siç jua kam thënë disa herë, ne kemi disi të drejtën tonë për të qenë xhelozë për Malin e Zi, sepse aty, ju keni bërë një investim masiv, jo thjeshtë në kuptimin financiar, por edhe modelin që është dhe shpresoj që ju do të bëni të njëjtën gjë. Ndërkohë, pres me padurim që të mbani fjalën dhe të vini në Shqipëri, tashmë që Covid është zbutur njëfarësoj dhe rruga është hapur. Ndërkohë që prisja që ju të vinit, mendova: Pse jo të mos vija unë. Siç thuhet: Kur nuk shkon dot mali tek Muhammedi, shkon Muhammedi tek mali””,  tha Rama.

“Faleminderit shumë, zoti President për këtë mikpritje të ngrohtë që e ndjemë qysh hapin e parë pasi zbritëm në kryeqytetin tuaj të mrekullueshëm dhe presim me padurim të lajmë borxhin në momentin që ju do të vini në vendin tonë”, përfundoi kreu i qeverisë, Edi Rama.

 

Fraksion.com