Këshilltari presidencial i Ukrainës: Diskutimet me Rusinë “vazhdojnë” me fokus te garantuesit
Këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak tha në komentet televizive se konsultimet ishin “në vazhdimësi” për një udhërrëfyes të mundshëm drejt paqes, por shtoi se një pikë pengesë mbetet numri i vendeve që do të vepronin si garantues të sigurisë për Ukrainën.
“Konsultat se cilat detyrime ligjore duhet të bëhen, si do të jetë në kushtet e një traktati shumëpalësh janë duke vazhduar tani,” tha ai në komentet televizive.
Podolyak shtoi: “Ne duhet të kuptojmë se rusët kategorikisht nuk duan të rrisin numrin e vendeve që mund të jenë garantues të sigurisë. Është e rëndësishme për ne që të kemi sa më shumë nga ato vende të jetë e mundur.”
Në takimin e fundit në Stamboll midis ekipeve ukrainase dhe ruse, negociatorët arritën marrëveshje shumë paraprake për mundësinë e statusit neutral për Ukrainën, por të mbrojtur nga garancitë ndërkombëtare të sigurisë.
Presidenti rus Vladimir Putin në fillim të kësaj jave e përshkroi procesin e negociatave si në një “nrugë qorre”, por Podolyak tha se puna ka vazhduar.
Farksion.com