“Bjerini dajres sa të doni…”; Balla: Kanabisi mjekësor sjell të ardhura ekonomike! Rruga për në BE sot më afër se kurrë
Kreu i grupit të PS Taulant Balla, në fjalën e tij në Kuvend tha se deputetët që marrin fjalën duhet të respektojnë rendin e ditës.
Balla tha i vendosur se pavarësisht kundërshtive, amnistia fiskale do të realizohet për paratë e emigrantëve.
I ndalur edhe tek legalizimi i kanabisit mjekësor, Balla tha se edhe kjo është një çështje e rëndësishëm për ekonominë e vendit.
Sakaq ai theksoi se në rast se në qershor historia e Bullgarisë me RMV do të përsëritet ne do të ndahemi nga Maqedonia e Veriut për procesin e integrimit.
“Deputeti parafolës i PD mbajti konferencë për shtyp,. Nëse ke prova zotëri shko në Prokurori. E kanë thënë këtu nuk jam dakord me atë jam dakord me ty. Meqë ta kanë thënë që e ke blerë mandatin, kallëzoje penalisht. Unë mendoj që duhet të vendosim disa standard. Falënderoj opozitën që e ka ndjekur Kongresin e PS me shumë vëmendje. Ku t’ju kapim e ku t’ju lëmë. Edhe ti zotëri që sapo fole i drejtohet (Agron Shehajt). Për ty thonë se e ke blerë mandatin te Basha. Bjerini dajres sa të doni ne amnistinë fiskale do ta bëjmë. Bjerini sa të doni edhe për kanabisin mjekësor sepse kjo është shumë e rëndësishme, historia e krenarisë në Lazarat ka marrë fund. Ne nuk do të lejojmë më që të përsëritet. Por instrumente që sjellin të ardhura në këtë vend mirëpriten”, tha Balla, ndërsa shtoi: “Rruga për në BE sot është më afër se kurrë”.
Fraksion.com