AktualitetPolitikëTë fundit

Basha: Në terren e shoh që ka një frymë përçarëse nga një grup njerëzish

Ish-kryetari i PD, Lulzim Basha dha një prononcim për gazetarët nga oborri i Parlamentit, ku tha se dorëheqja e tij nuk ka shërbyer për bashkimin e demokratëve.

Ai u shpreh se nga takimet e zhvilluara në bazë, ka konstatuar një frymë përçarëse, ndërsa vijoi me sulmet ndaj ish-liderit Sali Berisha. Basha mori në mbrojtje kreun e grupit parlamentar, Enkelejd Alibeajn, i cili është akuzuar se po përçan demokratët.

“Unë vij nga shumë takime në terren e shoh që ka një frymë përçarëse nga një grup njerëzish që prej kohësh kanë vendosur interesat personale të Sali Berishës e të tyret mbi interesat e sakrificat e demokratëve.

Shpreh keqardhje e shqetësim jo që s’ka shërbyer aspak për të bashkuar demokratët por është përdorur për të vijuar frymën e përçarjes me parimin që kush nuk është me mua shpallet armik e kulak siç e keni parë atë që i bën kryetarit në detyre Enkelejd Alibeaj që mbron parimet e vlerat mbi të cilat qëndron PD e interesat e demokratëve”, tha Basha.

Ndërkohë  një ditë më parë ish kryeministri në një prononcim për mediat pas mbledhjes të Grupit të Rithemelimit në selinë blu, hodhi sërish akuza ndaj Enkelejd Alibeaj, pasi sipas tij telefonon përfaqësuesit e bazave dhe u kërkon që të mos bashkëpunojnë.

“U vendos që auditi të funksionojë në tërë procesin. Telefoni i prishur i Enkelejdit që marrin persona të caktuar që marrin persona të caktuar dhe i thonë që të mos bashkëpunojnë, nuk po funksion.

Shqetësimet e ligjshme të deputetëve objektive që u ngritën për defekte të caktuara në degë të caktuara, do merren masa që të korrigjohen dhe t’u jepet zgjidhje. Po ecet drejt Kuvendit me transparencë të madhe’, tha Berisha dje.

 

Fraksion.com