AktualitetBota+Të fundit

Zelensky i bën “ofertën” Rusisë: Të shkëmbejmë politikanët e arrestuar rusë me të burgosurit e luftës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i ka bërë një ofertë Rusisë në një fjalim herët këtë mëngjes.

Ai propozoi shkëmbimin e politikanit të lartë pro-rus Viktor Medvedchuk me të burgosurit e luftës që mbahen nga forcat e Moskës.

Zelenskyy tha se ishte “e rëndësishme që forcat e sigurisë dhe ato ushtarake të shqyrtonin një mundësi të tillë”.

Shërbimet sekrete të Ukrainës thanë më herët se kishin arrestuar z. Medvedchuk, i cili është aleati më i afërt dhe më me ndikim i Vladimir Putin në Ukrainë.

Politikani ukrainas pro-rus u fotografua me pranga në një postim të ndarë nga vetë Zelenskyy.

 

Fraksion.com