Vokshi takim me strukturat drejtuese të LDGSH në Shkodër: Gruaja, forcë bashkim
Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, Albana Vokshi ka zhvilluar një takim me me strukturat drejtuese të LDGSH në Shkodër.
Bashkimi i demokratëve dhe rëndësia që ajo ka përballë keqqeverisjes u diskutua me përfaqësuese të degëve të LDGSH-së në qarkun e Shkodrës.
Në lidhje me situatën aktuale në PD, Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, Albana Vokshi theksoi se, “Askush më mirë se gruaja nuk mund të ndikojnë në këtë drejtim”.
Përsa i përket procesit zgjedhor në PD, Vokshi vuri theksin tek roli që LDGSH po luan në riorganizimin e strukturave të Partisë Demokratike në bazë të parimeve të sanksionuara në Statutin e ri të miratuar në Kuvendin e datës 11 Dhjetor 2022.
Mbështetja për zgjedhjen e sa më shumë zonjave në të gjitha nivelet drejtuese në PD si dhe përzgjedhja e më të mirave në Kryesinë e PD dhe Këshillin Kombëtar, ishte mesazhi që iu përcoll zonjave demokrate në Shkodër.
“Sa më shumë gra në të gjitha nivelet e strukturave të PD, aq më e bashkuar më e fortë dhe më e hapur Partia”, tha kryetarja e LDGSH-së Albana Vokshi.
Fraksion.com