AktualitetPolitikëTë fundit

Si do ta heq “njollën” e SHBA? Berisha: Kam arritur diçka

Si do ta heqë njollën në biografi që ka me SHBA-të? Kjo ishte një nga pyetjet që iu drejtua ish-kryeministrit Sali Berisha në studion e :”Bardh a Zi” në Abc.

Berisha tha se ai ka patur 15 oferta, por të cilat i ka refuzuar, pasi vendimi i SHBA-ve nuk ka asnjë provë. Ai tha se nuk mund të negociojë për një vendim që nuk ka asnjë provë.

Pjesë nga biseda:

Si do ta hiqni njollën në biografi me Amerikën?  Ju dhe padinë që keni bërë e keni depozituar në Francë, nuk keni besim tek drejtësia amerikane?

Berisha: Unë kam zgjedhur një qëndrim që se ka bërë askush tjetër, unë zgjodha përballjen për dinjitetin tim. Unë kam patur 15 oferta.

Shumë interesante, por nuk e keni sqaruar që keni patur 15 oferta. Ju janë ofruar për të zgjidhur problemin dhe ju nuk keni pranuar?

Berisha: Nëse dikush ofrohet për të zgjidhur problemin ligjërisht se ndryshe nuk bëhet. Ai duhet të regjistrohet si lobist. Kam patur mbi 15 oferta dhe i kam refuzuar, sepse me bindjen absolute se është një vendim zero. Unë nuk mund të negocioj për një vendim që nuk ka materiual. Nuk kam shkuar për të atakuar vendimin unë, në gjyq kam shkuar për shpifje. E dyta kam bërë gjithçka për transparencë. Mund të merrja një kompani piari por nuk e mora. Deri tani kam arritur jo shumë, por nuk ëhstë pak. Janë mbi 40 artikuj por dhe libër që provojnë këtë që them unë.

Ju thoni që nuk ka asnjë akuzë ndaj jush?

Berisha: Nuk keni për ta gjetur kurrë.

Gjatë tranzicionit ka patur pafund akuza ndaj jush?

Berisha: Kanë qenë që të gjithë politike. Çfarë kanë qenë për fëmijët e mi, janë rrëzuar në gjykata mbas viteve 2013-të, sepse më përpara nuk i lejoja, dhe ata kanë fituar gjyqet në Shqipëri dhe në SHBA.

 

Fraksion.com