AktualitetBota+Të fundit

“Shqyrtoni një mundësi të tillë!”; A do ta pranojë Putini ofertën e presidentit Zelenskyy?

Ndërkohë që ukrainasit kanë kapur mikun dhe oligarkun e Putinit Viktor Medvedchuk në një operacion special,  presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i ka bërë një ofertë Rusisë në një fjalim herët këtë mëngjes.

Ai propozoi shkëmbimin e politikanit të lartë pro-rus Viktor Medvedchuk me të burgosurit e luftës që mbahen nga forcat e Moskës.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky publikoi ditën e djeshme në profilet e tij zyrtare një foto të politikanit të famshëm ukrainas pro-rus Viktor Medvedchuk në pranga.

Zelenskyy tha sot se ishte “e rëndësishme që forcat e sigurisë dhe ato ushtarake të shqyrtonin një mundësi të tillë”.

Viktor Medvedchuk ndërsa sot ndodhet në pranga,  ai u ndoq penalisht për tradhti vitin e kaluar.

Medvedchuk është kumbari i vajzës së Putinit dhe sigurisht mohon se ka bërë ndonjë gjë të gabuar. Ai është gjithashtu një mik i ngushtë i Vladimir Putinit dhe ishte kreu i zyrës së presidentit pro-rus të Ukrainës, Leonid Kuchma.

Në Rijeka, së fundmi jahtit Royal Romance iu ndalua lundrimi pikërisht për shkak të lidhjes së pronarëve me personat në listën e sanksioneve lidhur me pushtimin rus të Ukrainës. Sipas Novi list, ai jaht ishte në pronësi të Medvedchuk deri në mars të vitit të kaluar.

 

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com