Rama i përgjigjet opozitës: Raporti copy-paste i vitit më parë, nuk figurojnë as arritjet që DASH i ka thënë vetë
Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas deklaratave të opozitës mbi raportin e publikuar nga DASH, për të drejtat e njeriut në botë.
“Paska plasur peshku për një raport vjetor të DASH se Amerika na paska thënë më në fund ato që opozitarët paskan thënë që në fillim! Kush e lexon çdo vit këtë raport e di që është aq shumë copy-paste i vitit më parë, sa nuk figurojnë as arritjet që DASH i ka thënë vetë gjatë vitit”, tha Rama.
Raporti i vitit 2021 për të drejtat e njeriut në botë i publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit nënvizon se probleme për Shqipërinë mbeten ende pavarësia e gjyqësorit, teksa vijon procesi i vetting-ut; kufizimet e lirisë së shprehjes dhe shtypit; dhe korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisë dhe institucionet lokale.
Fraksion.com