AktualitetPolitikëTë fundit

“Non-grata” nga SHBA; Reagon Aqif Rakipi: Nuk kam lidhje, është goditje nga Lulzim Basha

SHBA shpalli futi dy ditë më parë në “listën e zezë”, ish-deputetin socialist Aqif Rakipi dhe biznesmenin dhe e Ora News, Ylli Ndroqi, për përfshirje në korrupsion.

Ndroqi reagoi po atë ditë pas vendimit duke deklaruar se do ta hiqte emrin nga lista e “non-gratave”.

Aqif Rakipi, i kontaktuar nga 5pyetje.al, ka komentuar vendimin e SHBA për shpalljen ‘non-grata’. Rakipi shprehet se nuk ka lidhje me akuzat e ngritura nga Amerika, duke mohuar të ketë biznes apo llogari bankare atje.

Ish-deputeti shton se e sheh shpalljen “non-grata” më shumë si një shtysë politike, teksa fajin ia delegon ish-kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Aqif Rakipi e humbi mandatin e deputetit në vitin 2018 si pasojë e ligjit të dekriminalizimit. Por në zgjedhjet e fundit parlamentare të zhvilluara më 25 prill 2021, djali i tij, Ornaldo Rakipi u zgjodh me një numër surprizë votash deputet i Partisë Socialiste në Tiranë.

Intervista e plotë me Aqif Rakipin

-A keni një koment për sanksionet e SHBA-së?

Nuk kam asnjë koment. As kam lidhje me atë pjesë fare.

-A do ta ndiqni në hapa ligjorë?

Do ta shoh. Nuk kam asnjë lloj gjëje nga ata që thuhen. Të shohin a kam llogari bankare në Amerikë, a bëj biznes. Nuk kam biznes këtu dhe jo më andej.

-SHBA ju cilëson si “ish-deputet famëkeq”, a do të kërkoni prova, ku bazohet?

Do i shoh.

-Nuk do të nisni një proces gjyqësor?

Do të shikoj cfarë do të bëj. Do të interesohem.

-A mendoni se është politike?

Po.

-Po kë fajësoni?

Lul Basha e ka merakun.

-Mendoni se është goditje nga Basha?

As që bëhet llaf.

 

Farksion.com