“Kartolinë e Rilindjes pas Rrënimit”; Rama: Në Fushë-Krujë ka nisur jeta e familjeve të prekura nga tërmeti
Lagjet e reja, një kombinim i banesave individuale me ato kolektive, shërbimeve dhe rekreacionit janë modeli i ri i zhvillimit urban i qyteteve që u goditën nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Në lagjen “Rilindja” në Fushë-Krujë familjet që mbetën pa strehë janë kthyer në banesat e reja.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga kjo zonë, në të cilën janë ndërtuar 100 apartamente dhe 167 shtëpi individuale.
“MIRËMËNGJES , dhe me kartolinën e Rilindjes pas Rrënimit nga tërmeti në Fushë-Krujë, ku tanimë ka nisur jeta e familjeve të prekura, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama krahas fotos.
Lagja “Rilindja” shtrihet në një sipërfaqe prej 10 hektarësh ku ndërthuren banesat individuale, ndërtesat kolektive, institucionet arsimore dhe shërbimet.
Fraksion.com