AktualitetTë fundit

Vritet me armë zjarri në Shkodër Nazmi Bandulla, ekzekutohet pranë banesës së tij

Qyteti i Shkodrës është tronditur mëngjesin e sotëm me vrasjen e një personi, që nuk ishte i panjohur për policinë.

Nazmi Bandulla është vrarë me armë zjarri,  për të cilin raportohet se është vrarë pranë banesës së tij në lagjen “Rus”.

Nazmi Bandulla është një person me precedent të mëparshme penal për konflikte brenda familjes.

Gjithashtu në 2020, Bandullës iu vendos tritol në mjetin e tij.

Nuk dihen ende arsyet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa raportohet se policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po grumbullon provat e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e saj.

 

Fraksion.com