AktualitetTë fundit

Qëllohet me armë zjarri 35-vjeçari në Kombinat, autori në kërkim

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar ditën e sotme në Kombinat, Tiranë.

Uniformat blu bëjnë me dije se 28-vjeçari Emra Korteshi është konfliktuar me 35-vjeçarin Endrit Ismailaj. Pas konfliktit 28-vjeçari ka qëlluar me armë në drejtim të 35-vjeçarit.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Ndërkohë autoritet njoftojnë se autori është në kërkim dhe se po punohet për kapjen e tij.

Njoftimi:

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit E. K., 28 vjeç, banues në Kombinat, i cili pas një konflikti për motive të dobëta, në Kombinat, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit E. I., 35 vjeç.
Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com