AktualitetTë fundit

Po pinte kafen e mëngjesit; Viktima u qëllua me breshëri nga një automjet në lëvizje

Një vrasje armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku ka mbetur i vdekur në vend 55-vjeçari Nazmi Bandula

Viktima kishte dalë për të pirë kafen e mëngjesit në barin pranë banesës së tij në lagjen ‘Partizani’ në Shkodër, teksa është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një mjet në lëvizje.

Bandulla ngeli i vdekur në vend rreth orës 08:15. Fatmirësisht kanë shpëtuar klientët e tjerë në lokal.

Ai kishte precedent penal, pasi para disa vitesh kishte një konflikt pronësie me të vëllanë, të cilit i kishte drejtuar edhe armën. Mësohet sakaq, se më 27 dhjetor të 2020, atij i është shpërthyer me tritol makina tip “X 5”. Asokohe viktima ka deklaruar se nuk ka konflikte me asnjë dhe nuk e dinte se kush mund t’ia kishte vendosur tritolin në makinë.

Për t’u rikthyer sërish te ngjarja e sotme, mësohet se policia ndodhet në vendngjarje dhe ka vendosur perimetrin e sigurisë. Paraprakisht po merren provat e duhura materiale dhe më pas do të tentohet sekuestrimi i kamerave të subjekteve përreth, për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen e rëndë.

 

Fraksion.com