Mblidhet Grupi Parlamentar i PD-së
Grupi Parlamentar i PD-së mblidhet këtë të martë, pas thirrjes së Enkelejd Alibeajt.
Deputetët që kanë ardhur deri tani janë Tritan Shehu, Luan Baçi – i përjashtuar, Eralda Tase Bano, Edmond Spaho -i përjashtuar, Kastriot Piroli, Lefter Geshtenja, Ina Zhupa, Jorida Tabaku, Flamur Hoxha, Oriola Pampuri, Flamur Noka- i përjashtuar, Seladin Jakupllari, Tomor Alizoti, Luçiano Boçi, Zheni Gjergji, Merita Bakiu, Gazment Bardhi, Arbi Agalliu, Sajmir Korreshi, Emilia Koliqi.
Ish lideri i PD-së, Sali Berisha nuk do të marrë pjesë pasi Alibeaj, si kryetar i grupit e ka njohur Berishën me masën e përjashtimit.
Në mbledhjen e kaluar Alibeaj iu shpreh Berishës se është ‘non-grata’ dhe i prish marrëdhëniet me SHBA-në prandaj nuk duhet të jetë pjesë e mbledhjeve dhe as e grupit.
Edhe një ditë më parë Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj, pasi komentoi vendimin e SHBA-së në lidhje me sanksionet ndaj Aqif Rakipit dhe Ylli Ndroqit, nuk la pa përmendur edhe Berishën.
Ai u shpreh teksa doli nga Kuvendi se personat e shpallur “non-grata” nga SHBA nuk duhet të kenë vend në tempullin e demokracisë dhe duke iu referuar Berishës ai tha se e ka bërë të qartë komentin për personat e padëshiruar.
“Ju e dini cili është komenti im për non-grata dhe të tjerë non-grata. Komenti im është që non-gratat nuk duhet të kenë vend këtu”, u shpreh Alibeaj.
Fraksion.com