Gazment Bardhi bën deklaratën bombë nga selia e PD: Enkelejd Alibeaj është kërcënuar
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat nga selia blu pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar të këcaj force politike, ka zbuluar se Enkelejd Alibeaj është kërcënuar pasi mendon ndryshe nga ish-kryeministri Sali Berisha.
“Alibeaj ka pasur shantazh, kërcenime dhe sulme vetëm për faktin se mendon ndryshe nga Berisha”, ka thënë Bardhi.
Referuar deklaratës së bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha pak më herët, i cili tha se për të, Enkelejd Alibeaj nuk është më kryetar i grupit, Bardhi tha se kjo “nuk ka rëndësi”.
“Nuk ka rëndësi e njeh Berisha apo nuk e njeh Alibeajn si kryetar, Alibeaj është kryetar. Alibeaj në cilësinë e tij si kryetar i Grupit Parlamentar nuk është i komantuar. Alibeaj në janar të 2022 është zgjedhur si nënkryetari i PD dhe kryetar i Grupit Parlament”, tha Bardhi.
Pjesë nga fjala e Bardhit:
Alibeaj ka pasur shantazh, kërcenime dhe sulme vetëm për faktin se mendon ndryshe nga Berisha. E kam thënë edhe në mbledhjen e Grupit Parlamentar. Ecja para me procese të njëanëshme nuk sjell dot bashkimin. Sa i përket vendimit të 9 shtatorit, nuk ka patur asnjë diksutim në lidhje me vendimin e kryetarit Basha , kryetarit kur ka marrë vendimin, më 9 shtator.
Në një përgjegjësi 36 deputetë të Grupit Parlamentar të PD i kërkuan Lulzim Bashës të tërhiqej për ti hapur rrugë bashkimit. Duke hedhur në këtë mënyrë një hap drejt bashkimit të demokratëve dhe ky ishte një hap konkrret. Pra ne e hodhëm hapin tonë drejt bashkimit, duhet që secili që flet në mëngjes për bashkim dhe në drekë lëshon bateritë e shpifjeve dhe në darkë lë jashtë demokratërt që kanë sakrifikuar për PD dhe ky ka qenë shqetësimi i sotshëm por për fat të keq ashtu si doli me vendimin ap vendim grupi për njohjen e Alibeaj si kryetar.
Nuk ka rëndësi e njeh Berisha apo nuk e njeh Alibeajn si kryetar, Alibeaj ështëk ryetar. Alibeaj në cilësinë e tij si kryetar i Grupit Parlamentar nuk është I komanduar. Alibeaj në janar të 2022 është zgjedhur si nënkryetari i PD dhe kryetar i Grupit Parlamentar.
Fraksion.com