AktualitetTë fundit

Elisabeta Imeraj serish para vettingut; KPA pranoi kërkesën për riçelje të hetimit gjyqësor

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit ka nisur seanca ndaj drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, dhe është marrë vendimi për riçelje të hetimit gjyqësor si dhe janë pranuar provat shtesa që ajo ka kërkuar ndërkohë që ende nuk ka një njoftim nëse do të kemi vendim për shkarkimin ose konfirmimin në detyrë të saj.

“Pasi dëgjuam parashtrimit e komisionerit publik e atë te subjektit te rivlerësimit, vendosi te riçelë hetimin e te merren provat e depozituara nga Imeraj. Riçelet hetimi gjyqësor

Është rrëzuar kërkesa për thirrjen e dëshmirarëve. Si dhe refuzohet kërkessa për të thirrur si dëshmitar anëtaret e KLPK të shkallës se pare veting si dhe teo jacobs’”, ka thënë drejtuesja e trupës gjyqësore, Ina Rama.

Shkalla e parë e Vetingut konfirmoi në detyrë Elisabeta Imerajn në prill të vitit 2021, me arsyetimin se përmbush të tre kriteret; ligjshmërinë e pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizimin. Por, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe Komisioneri Publik kërkojnë shkarkimin nga detyra të kryeprokurores së Tiranës, me pretendimin se nuk përmbush asnjërin nga kriteret.

 

Fraksion.com