AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha: Alibeaj u soll si i vetëshpallur kryetar, u përpoq të manipulojë grupin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur para mediave, pas përfundimit prej rreth 7 orësh të mbledhjes së sotme të grupit të PD, që nisi rreth orës 13:00 dhe përfundoi mbrëmjen e sotme.

Ndonëse mbledhja ishte thirrur për të bashkuar demokratët, duket se i ka përçarë më shumë pas ankimimit të Enkelejd Alibeajt për vendimin e gjykatës që njeh grupin e Rithemelimit si organ zyrtar të PD.

Për këtë, Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e Enkelejd Alibeajt dhe në daljen para mediave tha se tentoi të manipulonte grupin por dështoi në çdo përpjekje.

Sali Berisha: Enkelejd Alibeaj u soll si i vetëshpallur kryetar, u përpoq në mënyra vulgare të manipulojë edhe grupin, por dështoi në çdo përpjekje. Tani pati propozime konstruktive prej të cilave që nesër do të fillojnë bashkëpunimi, mbikëqyrja dhe verifikimi. Pati ide mjaft racionale, mund të them se pas kaq orësh diskutime u pasurua shumë mendimi i Partisë Demokratike për situatën e dhënë dhe natyrisht sikur u informova, për shkak të qëndrimit të tij ndaj PD të padisë me urdhër të Edi Ramës, unë e njoftova se pushon së paturi besimin e Komisionit të Rithemelimit për të qenë në krye të grupit parlamentar. Kjo e mërziti edhe më shumë, por realitetet janë jo gjithnjë të ëmbla, kështu që ishte një mbledhje shumë e mirë, deputetët me përgjegjësi absolute u përpoqën të japin çdo kontribut dhe hodhën poshtë çdo përpjekje për manipulim.

 

Fraksion.com