AktualitetTë fundit

“Asnjë gëzhojë në vendin e ngjarjes”; Vrasja në Shkodër: 55-vjeçari u qëllua 13 herë, autorët…

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ekzekutimin sot në Shkodër të 55-vjeçarin Nazim Bandulës, teksa kishte dalë nga shtëpia e tij për të konsumuar kafen e mëngjesit, nuk e kishte menduar se ajo do të ishte e fundit.

Nazim Bandula teksa qëndronte i vetëm në lokalin pranë banesës së tij në lagjen ‘Partizani’ në Shkodër, 55-vjeçari është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një mjet në lëvizje.

Bandulla ngeli i vdekur në vend, ndërsa në vendin e ngjarjes mbetën pas vetëm njollat e gjakut.

Ndaj tij u qëllua 13 herë, nga të cilat 6 prej plumbave e kanë prekur në pjesën e sipërme të trupit. Autorët po lëviznin me një mjet tip Mercedez Benz me ngjyrë të bardhë dhe xhama të zinj duke zbrazur kallashnikovin në drejtim të 55-vjeçarit.

Ata janë siguruar që të mos lënë asnjë gjurmë në vendin e ngjarjes pasi të gjitha gëzhojat kanë rënë brenda mjetit të tyre. Atentati është filmuar nga një kamera sigurie në distancë, e cila nuk ka ndihmuar shumë hetuesit për zbulimin  e autorëve.

55-vjeçari nuk ishte një emër i panjohur për policinë, ndërsa në pistat e hetimit janë të shumta për shkak të së kaluarës së 55-vjeçarit në aktivitete kriminale Në të shkuarën Bandula ka qenë i përfshirë në trafik narkotikësh, trafik armësh dhe prostitucion.

Po ashtu, hetuesit nuk përjashtojnë edhe pistën e hakmarrjes, pasi në vitet 2000 Nazim Bandula bashkë me të vëllanë Albanin ka qenë i përfshirë në një vrasje pranë kinemasë në Shkodër për shkak të një vajze. Tre vite pas kësaj ngjarje Nazim Bandulës i është bërë atentat në aftësi të Bushatit.

Gjithashtu më 26 dhjetor të 2020, një sasi tritoli i ishte vënë mjetit tip fouristradë X5, të Bandulës që ishte i parkuar pranë shtëpisë së tij, ku nga shpërthimi nuk pati të lënduar. Vetë Bandula tha për ngjarjen në atë kohë se nuk e kishte idenë se kush ia kishte vendosur tritolin, pasi nuk kishte konflikte. Në 2012 ai ishte arrestuar pas një konflikti pronësie me vëllanë e tij, të cilin e kishte kërcënuar me armën.

Bandula jetonte mes Shkodrës dhe Elbasanit dhe nuk ruhej dhe lëvizte lirshëm edhe pse kishte konflikte të shumta për shkak të kaluarës së tij.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com