Alizoti: Kryetari të zgjidhet nga Grupi Parlamentar! Akt politik që na bashkon
Deputeti demokrat Tomor Alizoti, në dalje nga selia e PD është shprehur se kryetari i Grupit Parlamentar duhet të zgjidhet nga vetë deputetët. Deklarata e tij erdhi në një kohë që grupi vazhdonte diskutimet dhe debatet, me deputetët e Berishës që kërkonin largimin e Alibeajt.
Që në nisje të mbledhjes, ish-kryeministri i kërkoi kryetarit aktual të Grupit Parlamentar që të jepte dorëheqjen. Për mediat, më vonë Berisha u shpreh se për të Alibeaj nuk ishte kryetar, që në momentin që kishte vendosur të ankimonte në gjykatë vendimin për 11 dhjetorin.
Menjëherë pas kësaj mbledhje, ajo që bie në sy është se Alizoti ka “anuar” nga grupimi që mbëhstet Berishën, duke kërkuar një kryetar të ri dhe jo më Enkelejd Alibeajn.
“Kryetari i Grupit, pas zgjedhjeve të 6 marsit, duhet të zgjidhet nga grupi parlamentar si vetmi institucion legjitim. Ky është akt politik dhe unifikimi. Ne nuk shmangim dot palët, por duhet të gjejnë një bashkim për elektoratin e tyre. Minoranca nuk mund të jetë më me shumë kapriço se maxhoranca. Nuk priten vendime nga kjo mbledhje, kanë qenë më shumë si terapi në grup”, tha Alizoti.
Fraksion.com