Alibeaj: Deputetët kërkojnë një proces të përbashkët, pa përjashtime; Të stopohet procesi i njëanshëm
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Enklejed Alibeaj tha se nesër secili deputet pas kësaj mbledhje të gjatë të mund të propozojë propozimin e vet për zgjidhjen e krizës dhe bashkimin e demokratëve. Alibeaj tha se shumica e deputetëve janë për bashkimin e demokratëve duke stopuar procesin e njëanshëm të zgjedhjeve nga Berisha dhe riorganizimin e përbashkët pa përjashtime të PD-së.
‘Konstatuan në mënyrë të qartë disa gjëra të thjeshta që shkojnë drejt asaj që është lëvizja për të arritur tek bashkimi. Një proces i njëanshëm nuk të çon në bashkim, Konstatimi i dytë, në shumicën dërrmues është që bashkimi i demokratëve që duhet të realizohet në bazë të një procesi organizimi të përbashkët dhe mos të ketë përjashtime., Votimi të filloj nga degët që struktura e PD të jetë e plotë. Kjo u tha në shumicë dërrmuese disa herë nga deputetët. Të cilët e ofruan këtë si një zgjidhje. Të gjithë deputetët dhanë zgjidhje që synonin këtë gjë. E lamë që nesër secili deputet pas kësaj mbledhje të gjatë të mund të propozojë propozimin e vet. Kishte një propozim i Gështenjës, i cili edhe e sqaroi, të stopohet procesi që po bëhet tani dhe rifillimi një procesi të përbashkët me garanci. Duhet të krijojmë një bazë të gjerë e solidë ku të fillojë procesi i riorganizimit. Nuk duhet të bëjmë procese të shpejta. Por procese të japi sinjale të forta të bashkimit. Është një propozim i bashkëndarë nga shumica dërrmuese, secili nga deputetët duhet të ketë të drejtën që ta konsultoje. E para çfarë është bërë deri tani është e njëanshme, dhe e padobishme për PD-në. Një proces i përbashkët i certifikuar me garanci zgjedhjesh.’- tha Alibeaj.
Fraksion.com