AktualitetPolitikëTë fundit

Vendimi i SHBA-së ndaj Rakipit dhe Ndroqit, reagon maxhoranca

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka qenë i pari zyrtar i maxhorancës që ka reaguar pas lajmit se SHBA-ja ka sanksionuar Aqif Rakipin dhe Ylli Ndroqin.

Ai u shpreh sapo doli jashtë Kuvendit që lajmin e pa në titra dhe se ajo çfarë është thënë është thënë, është shkruar e zeza në të bardhë.

Deputeti Eduart Shalsi e komentoi gjithashtu këtë veprim duke thënë se i qëndron i palëkundur vendimeve të tilla.

Nga ana tjetër Minstri i Brendshëm Bledi Çuç nuk e ka komentuar ngjarjen ndërsa Erion Braçe, me padëshirë për ta komentuar tha se Rakipi është qytetar i lirë dhe se mund të përgjigjet vetë për këtë situatë.

Reagimet:

Ulsi Manja: Sapo e pashë nga titra në media, ajo që është thënë, është thënë. Është e shkruara e bardha mbi të zezë.
Eduard Shalsi: I palekunder ndaj vendimeve të tilla
Erion Brace: Rakipi qytetar i lirë, shkoni pyeteni

Pak më herët Departamenti i Thesarit të Shteteve të Bashkuara për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) ka sanksionuar ish-deputetin e PDIU, Aqif Rakipi dhe biznesmenin Ylli Ndroqi.

 

Fraksion.com