“T’i japim Putinit një rrugëdalje nga ky konflikt…”
Që kur ka shpërthyer lufta në Ukrainë, politikani dhe ekonomisti i njohur grek, JanisVarufakis është akuzuar si një mbështetës i Putinit, dhe si një teoricien konspiracioni. Por çfarë mendon ai në të vërtetë mbi këtë konflikt? Në këtë intervistë, Varufakis akuzon luftënxitësit liberalë, të cilët sipas tij po përfitojnë nga lufta, dhe flet për detyrimin moral që ka Perëndimi për të vënë në plan të parë jetën e ukrainasve.
Si jeni ndjerë këto kohë, kur keni shprehur shqetësim për disa nga masat perëndimore kundër Rusisë?
Jam ndjerë keq. Në vitin 2001, unë e etiketova Vladimir Putinin si një kriminel lufte për shkak të vrasjes së 250.000 njerëzve në Grozni të Çeçenisë. Isha i pranishëm në një mbledhje të Senatit të Universitetit të Athinës, ku po diskutohej dhënia e një doktorature nderi për Putinin, që sapo ishte bërë president i Rusisë. Dhe unë isha ndër të paktët që e kundërshtuan atë propozim. Ndaj habitem që tani kritikohem nga disa analistë si “një idiot i dobishëm i Putinit”.
A kanë të bëjnë sulmet ndaj jush me faktin që ju fajësoni për krizën aktuale zgjerimin e NATO-s në lindje?
Edhe pse nuk pretendoj të kem monopolin e së vërtetës, besoj se si evropian, dhe si qytetar i botës, kam të drejtën të them për shembull, se pushteti autoritar i Vladimir Putin u ndërtua mbi themelet e armiqësisë midis Perëndimit dhe Rusisë. Putini e shfrytëzoi poshtërimin e rusëve nga NATO dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Mos harroni sesi në vitet 1990, edhe reformatorët, liberalët, neoliberalët në Rusi, u poshtëruan nga Perëndimi, nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, duke e detyruar Rusinë tëpësonte një falimentim të tmerrshëm në vitin 1998. Jetëgjatësia e burrave në Rusi ra nga 75 në 58 vjeç. Ishte një katastrofë humanitare. Dhe duke qenë një strateg i KGB-së, Putin e përdori atë zhgënjim të madh të rusëve kundër Perëndimit, për të ndërtuar perandorinë e tij të tmerrshme.
Pra ju mendoni se pa zgjerimin e NATO-s në Evropën Lindore, ne nuk do të ishim në këtë pozicion?
Unë mendoj se ka pasur fillimisht një marrëveshje midis Gorbaçovit dhe Xhorxh Bushit tëVjetër, që Gorbaçovi do ta linte Evropën Lindore të ecte në rrugën e vet, me kushtin që NATO të mos zgjerohej drejt lindjes. Duke qenë se Putini po e shtynte Rusinë drejt një rimilitarizimi, dhe NATO-ja dhe Rusia do të kishin gjithnjë një armiqësi mes tyre, a nuk është një ide e mirë të kemi një zonë neutrale mes të dyjave?
Për mua, neutraliteti i Evropës Lindore është opsioni më i mirë për qytetarët e këtij rajoni, por edhe për NATO-n dhe Rusinë, për të minimizuar tensionet në masën që kemi mundësi ta bëjmë këtë.
Ndërkohë, ai i mbështesni sanksionet e vendosura aktualisht kundër Rusisë?
Ndodh gjithmonë që kur sanksionet godasin një regjim diktatorial, ato dëmtojnë në fakt njerëzit e thjeshtë, dhe jo diktatorët. Sidomos në rastin e Putinit. Ky i fundit ka një fuqi ushtarake të madhe dhe të mirë-financiar. Ai nuk merakoset aspak për gjendjen e vështirë të popullit rus.
Por më lejoni të jem i qartë për këtë. Unë nuk jam kundër sanksioneve. Duke parë mizoritë që po shfaqen tani – në qytetet, fshatrat ku është tërhequr ushtria ruse – duke parë shkatërrimin në zonat bregdetare të Ukrainës lindore, unë e kuptoj pse njerëzit thonë “Ne s’duam të bëjmë tregti me këta njerëz, nuk do t’i lejojmë ata të kenë qasje në jahtet, paratë e tyre etj”.
Por mendoj se në fund do të kemi shumë më tepër vuajtje, si rezultat i rritjes së çmimeve, sidomos i çmimeve të energjisë elektrike, në mesin e varfërve në Evropën Perëndimore. Unë besoj se dollari si një valutë rezervë po vihet nën një presion të jashtëzakonshëm.
Por asgjë nga këto nuk ka rëndësi në këtë moment. Pasi ajo që ka rëndësi është lufta. Ajo që më shqetëson më shumë, është fakti që po vazhdojnë të vriten njerëz. Dhe unë pyes:Si mund të arrihet një ndërprerje të menjëhershme të luftimeve dhe një tërheqje të trupave ruse?
Ajo që më tmerron tek ata që pretendojnë se mbështesin Ukrainën, dhe që më sulmojnë për shkak të qasjes që kam, është se ata duket se po konsiderojnë seriozisht mundësinë që Ukraina mund ta fitojë luftën dhe të rrëzojë Putinin nga pushteti. Por kjo pritshmëri nuk ështërealiste.
Kushdo që e beson këtë, po rrezikon jetën e qindra mijëra ukrainasve. Në rastin më të mirë, do të kemi një ngërç. Dhe ky ngërç është i tmerrshëm për popullin e Ukrainës. Sepse ne e dimë se çfarë do të bëjë Putin. Ai do të bëjë atë që bëri në Grozni. Do të rrafshojë gjithçka në zonat nga ku duhet të tërhiqet.
Ushtria ukrainase ka qenë shumë heroike dhe unë i duartrokas për rezistencën. Por ata nuk mund ta fitojnë luftën. A duam vërtet që ky ngërç i dhimbshëm vrastar të vazhdojë pa fund? Duhet të arrihet një armëpushim i menjëhershëm. Tani presidenti Zelenski e ka propozuar atëqë unë e kam thënë që nga dita e parë e luftës.
Duhet të ketë një marrëveshje midis Xho Bajdenit dhe Vladimir Putinit, natyrisht me pjesëmarrjen e Zelenskit dhe Bashkimin Evropian, mbi një pakt shumë të thjeshtë:Rusia tërhiqet nga Ukraina, në këmbim të përfundimit të sanksioneve dhe angazhimit të Perëndimit se Ukraina do të jetë pjesë e Perëndimit, por jo pjesë e NATO-s.
A përfshin kjo anëtarësimin e Ukrainës në BE?
Putini dëshiron një rrugëdalje nga ky konflikt. Unë mendoj se Shtetet e Bashkuara dhe Zelenski, së bashku me BE-në, duhet t’ia ofrojnë këtë gjë. Pra një mundësi që ai të pretendojëse ka arritur një fitore, pra një arritje që ai mund t’ia paraqesë popullit (të tipit “Unë i kam dhënë fund zgjerimit të NATO-s drejt lindjes. Hyra në luftë për ta ndalur zgjerimin e NATO-s dhe ia dola”). Unë nuk mund të garantoj se ai do ta pranojë këtë. Por Perëndimi mund t’ia ofrojë atij këtë rrugëdalje, për të ndaluar vrasjet e mëtejshme.
Flitet për një përshkallëzim të vërtetë të sasisë së pajisjeve ushtarake që do të dërgohen për të mbështetur Ukrainën. Ju jeni kundër kësaj?
Ndërsa ushtria ukrainase po reziston, unë mendoj që ne e kemi si detyrim moral t’i mbështesim ata ushtarakisht. Unë nuk e kritikoj Perëndimin për dërgimin e armëve. Por igjithë qëllimi i rezistencës, është të arrijmë në pikën ku të arrijmë paqen.
Pra të arrijmë në një marrëveshje që i lë të gjithë paksa të pakënaqur, që është marrëveshja optimale. Një pakt ku për shembull Ukraina qëndron jashtë NATO-s, dhe ndalon së armatosuri veten. Ndoshta mund të ketë një zonë të çmilitarizuar në të dy anët e kufirit ruso-ukrainas.
Mbi statusin e Krimesë mund të diskutohet në 10 vitet e ardhshme apo më shumë. Në marrëveshje mund të shtohet që Ukraina nuk do të pengohet të hyjë në BE. Por kjo marrëveshje shkon dorë për dore me përfundimin e garës së armatimeve nga të dyja palët. Sepse kush e di, ndoshta nesër Putini mund të mbështetet nga ushtria kineze? A e duam vërtet një përshkallëzim të tillë?/Marrë me shkurtime nga Unherd, Bota.al
Fraksion.com