AktualitetBota+Të fundit

Rusia: Kemi shkatërruar sistemet raketore anti-ajrore S-300 të dhuruara për Ukrainën

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendon se ka shkatërruar sistemet raketore anti-ajrore S-300, të cilat i ishin furnizuar Ukrainës nga një vend evropian.

Reuters raporton se ministria tha se raketat ruse Kalibr të lëshuara nga deti të dielën shkatërruan katër lëshues S-300 të cilët ishin fshehur në një hangar në periferi të qytetit ukrainas të Dnipro në lindje të vendit.

Rusia tha se 25 trupa ukrainase u goditën në sulm. Pretendimet nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.

Rusia nuk tha se cili vend evropian kishte furnizuar sistemet S-300, megjithatë ne e dimë se Sllovakia njoftoi se e kishte dhuruar sistemin të premten.

 

Fraksion.com