Rama në Gjermani, takim me Presidentin Steinmeier
Kryeministri Edi Rama do të takohet sot me Kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në Gjermani.
Kryeministri u prit dje pasdite me ceremoni zyrtare në aeroportin Brandenburg, ndërkohë që ditën e sotme do të zhvillojë një axhendë intensive takimesh me zyrtarë të lartë.
Sipas axhendës së publikuar në medie, në orën 10:30 Rama do të zhvillojë një vizitë në ambientet e “Factory Berlin”.
Në orën 12:30, kryeministri do të zhvillojë një takim me Franziska Giffey, kryetare e bashkisë së Berlinit, ndërsa në orën 15:20, një takim bilateral me Frank-Walter Steinmeier, President i Gjermanisë.
Në orën 18:00, Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Olaf Scholz, Kancelar i Gjermanisë për të vijuar me një konferencë e përbashkët shtypi në orën 18:15.
Me ftesë të Kancelarit të ri gjerman, Olaf Scholz kryeministri Rama mbërriti dje në Berlin, për një vizitë zyrtare.
Fraksion.com