Protestoi për çmimet, arrestohet kryetari i të përndjekurve
Protestoi për çmimet, shoqërohet në polici kryetari i të përndjekurve politikë të Mirditës.
Kol Nikolli është arrestuar në pikën kuftare të Hanit të Hotit. Ai u vu në pranga teksa po tentonte të kalonte kufirin për të shkuar drejt Italisë, përmes aeroportit të Podgoricës.
Nikolli ishte në kërkim pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arrest në lidhje me protestën e zhvilluar në muajin mars për rritjen e çmimeve, ku u bllokuar edhe Rruga e Kombit në hyrje të Rrëshenit.
Në momentin e arrestimit, raportohet se Nikolli u habit duke pretenduar se nuk ka qënë fare në protestë.
Fraksion.com