Për herë të parë BE vë në dyshim se sulme të përgjakshme po bëhen nga vetë Ukraina
Për herë të parë në 47 ditë luftë, zyrtarë në Bashkimin Evropian po vënë në dyshim se sulme të përgjakshme të ndodhura në Ukrainë, janë organizuar nga vetë qeveria e atjeshme.
Këtë dyshim e ka hedhur drejtpërdrejt, lideri i një prej vendeve të BE dhe u konfirmua sot nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një intervistë me gjermanen Bild që citon noa.al.
Zelensky tha se një lider evropian i kishte kërkuar atij informacion për ngjarjet në Bucha, duke i deklaruar se donte të shmangte propagandën e Kievit.
Kjo është hera e parë që Europa shpreh hapur dyshimet e saj për presidentin ukrainas.
Zelensky përshkroi në Bild se si një politikan i lartë i BE-së i kërkoi atij prova se masakra e Buchës nuk ishte organizuar nga vetë ukrainasit.
Kur u pyet nëse zyrtari ishte kreu i shtetit të një vendi të BE-së, Zelensky u përgjigj pozitivisht, por nuk pranoi të nxirrte emrin e tij.
Ukraina pretendon se trupat ruse kanë kryer mizori kundër civilëve në qytetin Bukha, në veriperëndim të Kievit, sulm që ndodhi pak përpara se rusët të tërhiqeshin javën e kaluar.
Rusia i ka mohuar akuzat, duke thënë se ka prova të shumta për komplotin ukrainas të organizuar sipas saj nga Presidenti dhe shërbimet e inteligjencës që ai ka nën kontroll.
Është e paqartë nëse dyshimi është hedhur nga kancelari gjerman. Duke komentuar mbështetjen e Berlinit për Kievin, presidenti ukrainas shprehu keqardhjen për mungesën e dukshme të entuziazmit të Gjermanisë për sanksione më të ashpra kundër Rusisë.
“Disa vende, përfshirë Gjermaninë, janë kundër embargos së naftës dhe gazit”, – tha Zelensky.
Ekipet negociuese Rusi-Ukrainë janë angazhuar në bisedime për javë të tëra, ballë për ballë dhe online, por deri tani asgjë nuk është arritur. /noa.al
Fraksion.com