AktualitetTë fundit

Peleshi: Strukturat e emergjencave civile vazhdojnë të modernizohen në shpëtim të jetëve

Strukturat e emergjencave civile brenda Forcave të Armatosura vazhdojnë të modernizohen në shpëtim të jetëve të qytetarëve në raste pasojash.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, njofton pajisjen e Forcave të Armatosura me jastëkut e ajrit për ngritjen e peshave të rënda.

“Jastëku i ajrit i shoqëruar me rregullatorin e tij është një nga pajisjet më të domosdoshme për ekipet e kërkim -shpëtimit nën rrënoja. Jastëku është jashtëzakonisht i manovrueshëm në hapësira të vogla dhe mund të ngrejë pesha si kolona betoni, inerte masive dhe mure të rënda deri në 20 ton”, shprehet Peleshi.

Ministri thekson se strukturat e emergjencave civile brenda Forcave të Armatosura janë duke u modernizuar çdo ditë.

 

Fraksion.com