Lufta në Ukrainë: Gjermanisë i dobësohet imazhi
Nga Frank Hofmann
Shumica e vendeve europiane kërkojnë embargo të naftës kundër Rusisë. Vendet baltike kërkojnë rol drejtues të Gjermanisë. Me çdo ditë luftë në Ukrainë po dobësohet besimi tek Berlini.
Imazhi i Gjermanisë dobësohet
“Ju ushqeni djallin”, thotë Oleg Surajev, komedian. Në Lituani me çdo ditë po bie mbështetja për Gjermaninë. Gjermania ka qenë për ne një “shembull për moralin”, thotë 33-vjeçari. “Tani duket sikur babai nuk është edhe aq njeri i mirë.” “Edhe shumë polakë mendojnë kështu.” Së bashku me aktiviste e aktivistë polakë ai organizoi së fundmi aksionin në Poznan, Poloni kundër tregtisë me Rusinë dhe kundër firmave që megjithë embargon vazhdojnë bizneset me Rusinë. “Shumë shoferë kamionësh polakë na mbështetën, deri tek policia”, thotë Surajev.
Me përjashtim të Hungarisë, gati të gjitha vendet europianolindore e qendrore kërkojnë një embargo të plotë kundër Rusisë. Gjermanët po paguajnë rrogat e ushtarëve, që bëjnë masakra në Butsha, sipas ministrit të Jashtëm lituanez, Gabrielius Landsbergis, i cili foli për DW. Vendet fqinje si Letonia e Estonia kanë bërë hapa të hershëm për t’u pavarësuar nga gazi rus. Lituania ka ngritur një terminal gazi të lëngshëm në Kleipeda dhe një rrjet transportues, me të cilat këto vende mund të furnizohen.
Që Gjermania nuk del e para dhe i ndal importet e gazit dhe naftës nga Rusia, pasi ekonomia gjermane do të vuante, po i kushton këtij vendi shumë kredibilitet politik, sidomos tek vendet lindore, thotë studiuesi i Europës Lindore, Volker Weichsel për DW. “Perceptimi i balltikëve është se ka rëndësi shpejtësia, dhe se kjo ngadalësi e pabesueshme e politikës gjermane, fiksimi tek rregullat dhe ligjet nuk i del dot përballë shpejtësisë së regjimit autoritar në Rusi dhe aspak shpejtësisë së zhvillimit të luftës.” Politika gjermane që vazhdojë tregtinë me Rusinë, dhe se me tregtinë mund të nxitet edhe ndryshimi politik ka dështuar.
Gjermania injoroi shenjat nga Rusia
“Në aspektin e politikës energjitike Gjermania ndodhet para rrrënojave”.Shumë vite më parë qeveritë në Vilna, Riga ose Talin e Varshavë kishin paralajmëriar nga afërsia me Rusinë. “Tani po përjetojmë një ndryshim të shpejtë, që ngjason me një sprint 100 metërsh. Të gjithë duhet ta bëjnë këtë, por ata që e kuptuan prej kohësh qëndrimin agresiv të Rusisë, kanë vetëm 10 metra për të bërë”, shprehet Weichsel. Për europianolindorët është e qartë, se ata do të sulmohen të parët nga Rusia, nëse Ukraina nuk e fiton këtë luftë. “Krahas furnizimeve me armë, embargoja ndaj energjisë do ta dobësonte masivisht Rusinë. Sidomos një embargo e naftës. Këtë e kërkojnë vendet balltike, embargo të menjëhershme të naftës”, thekson eksperti.
Armë ofensive për Ukrainën
Duhen armë ofensive, jo vetëm armë defensive është i mendimit studiuesi, Volker Weichsel. Gjermania mund ta fitojë besimin e humbur tek partnerët europianolindorë, vetëm nëse e përkrah në mënyrë aktive dërgimin e këtyre armëve dhe merr rol drejtues në BE. “Perceptimi, se Gjermania vepron me arrogancë, është forcuar shumë”. Sipas qëndrimit polak sot Varshava është e bindur se ka pasur të drejtë, thotë studiuesi. Sipas tij do të ketë pasoja politike dështimi i politikës gjermane që parashikonte futjen në udhë përmes dialogut, mosprishjen e urave dhe mirëkuptimin.
Artisti Oleg Surajev nga Vilna, që ka organizuar protestën para ambasadës gjermane ka jetuar disa kohë në Berlin dhe i kupton arsyet për rezervimin gjerman dhe sensibilitetin historik pas mizorive të Gjermanisë nacionalsocialiste. Por pikërisht është kjo histori që duhet ta bëjë Gjermaninë tani veprojë, thotë ai e të mbështesë Ukrainën, edhe nëse e dëmton vendin dhe BE ekonomikisht. “Ne jemi të gjithë europianë dhe unë ndjehem përgjegjës për Ukrainën”, thotë ai./DW
Fraksion.com