Bëhuni gati për në bregdet! Temperaturat arrijnë kulmin të enjten, ja si do të jetë moti këtë javë
Ditët e ftohta dhe me reshje intensive shiu dhe në disa zona dhe bore duket se po ia lënë vendin temperaturave relativisht të larta për pranverën.
Sinoptikania Lajda Porja tha për News24 se të mërkurën dhe të enjten do kemi temperatura 25 gradë ose pak më lartë dhe deri të shtunën ditë tipike të pranverës.
“Moti ka pasur përmirësim të dukshëm. Kushtet e qëndrueshme atmosferike do jenë prezentë deri të shtunën. Përveç ditës së sotme, temperaturat pritet të rriten ndjeshëm, duke kulmuar në mesjavë, do kemi vlera 25 ose lehtësisht mbi 25 gradë ditën e enjte. Rriten temperaturat dhe në zonat malore. Na pret një javë deri të shtunën tipike e pranverës. Moti do të jetë i kthjellët. Ka sinjale që dita e diel sjell një ndryshim të kushteve. Është një sistem vranësirash që pritet të dielën dhe të hënën, megjithatë luhatja e motit dhe temp nuk do jetë kaq drastike. Shirat do jenë më të pakët. Na mbetet të shijojmë deri të shtunën temperatura të larta.
Reshjet do jenë prezentë jo vetëm në prill, edhe gjatë majit. Janë reshje që kanë munguar dhe janë të domosdoshme, do i kemi prezentë dhe në pjesën tjetër të pranverës”, tha sinoptikania Porja.
Fraksion.com