“Asaj te dogana…”; Zbardhen përgjimet në Morinë, ku u arrestuan dhjetëra drejtues të policisë
Në kuadër të operacionit të koduar “Pika2” u arrestuan dhjetëra zyrtarë të policisë shqiptare dhe asaj kosovare.
Media ka siguruar dosjen e përgjimeve, ku edhe janë kryer biseda telefonike që tregojnë edhe veprimet e kryera nga autorë të arrestuar.
Nga përgjimet e dosjes së siguruar rezulton se më datë 09/01/2021 ora 10:11:054 shtetasi Ardjan Cali komunikon me një person të identifikuar si shtetasi Hebib Kovaqi (+01044), dhe mes tyre është veçuar biseda si më poshtë:
+01044-Hë mar..
+01044: O s’di gjë bre, me fol me të ‘nuk kuptohet qartë’…
Ardjani: E…domethënë, ka…domethënë, ki i ka marr 255 euro copën atje op daj…
+01044:A?
Ardjani: 255 euro copën i ka mar atje ai…
+01044: Po fol me…fol me… ‘nuk kuptohet qartë’
Ardjani: Hajt pra se folim, hajt..
Ndërsa gjatë përgjimit, në komunikimin e datës 09/01/2021 10:28:39 , shtetasi Ardjan Cali komunikon me SMS me një person të paidentifikuar, mes tyre veçohet me interes biseda si më poshtë:
Personi i paidentifikuar: A ka Instagram o zotri…Apo është kot me i shkrujt
Ardjani: Kujt po thu…
Personi i paidentifikuar: Asaj të dogana…
Ardjani: Nuk bën…
Personi i paidentifikuar: Më prish pun mu…
Ardjani: Se na ka pa bashk…
Personi i paidentifikuar: Po me e gjet diku tjetër…Njëlloj ësht o zorit…
Ardjani: Na ka pa bashk pz
Personi paidentifikuar: PZ e se gje dikut tjetër o zotri
Ardjani: PZ nuk bën mo burr…
Fraksion.com