AktualitetRajoniTë fundit

30-vjeçarin e kërcënojnë me thikë dhe i kafshojnë dorën për t’i marrë telefonin e portofolin

Një 30-vjeçar është frikësuar për vdekje në orët e para të mëngjesit të së shtunës në qendër të Athinës.  Dy hajdutë e rrahën, e kërcënuan me thikë dhe i kafshuan dorën për t’i vjedhur telefonin dhe portofolin.

Fillimisht, ata e kanë shtyrë nga pas duke e rrëzuar në tokë, ku përplasi kokën. Më pas autorët e kërcënuan me thikë dhe i kërkuan paratë e telefonin.

“Pra, celular, para, celular”, tha njëri prej grabitësve që nuk fliste mirë greqisht.

30-vjeçari i dha portofolin me para, ndërsa bëri rezistencë për telefonin. Në atë moment, një prej grabitësve i kafshoi dorën duke e detyruar që ta linte, ndërsa para se të largoheshin, e goditën edhe me grusht duke i shkaktuar plagë në sy.

30 – vjeçari është dërguar në spitalin Gennimatas, ku po merr ndihmë mjekësore.

 

Fraksion.com