Goditet me levë kancelari i Gjykatës së Elbasanit në rrugicën e lagjes së tij
Mbrëmjen e sotme Kancelari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit, Ledio Sulkuqi është goditur me mjete të forta në afërsi të Drejtorisë së Policisë së Elbasanit, ne nje nga rrugicat e lagjes ku banonte.
Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Kala’ në rrugën ‘Egnatia’.
Burime bëjnë me dije se kanë qenë të paktën dy persona që e kanë qëlluar duke e lënë me plagë të rënda në kokë.
Ata janë larguar me shpejtësi pas sulmit.
Aktualisht kancelari i Gjykatës së Elbasanit po merr trajtim mjekësor në spitalin kururgjikal në qendrën spitalore “Xhaferr Kongoli”. Deri më tani ai nuk ka kryer asnjë denoncim në policinë e Elbasanit.
Një hetim ka nisur me këtë rast.
Policia do shfytëzojë pamjet filmike të banesave dhe bizneseve për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Fraksion.com