AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Meta si president një turp kombëtar

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “Gjykata Kushtetuese ka rënë dakord me Parlamentin që Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën”.

Në konferencën për mediat pas mbarimit të Kongresit të PS-së duke iu përgjigjur interesit të mediave lidhur me turin që ka paralajmëruar Meta, Rama u shpreh se “e vetmja gjë që ka ndarë Gjykata Kushtetuese nga Parlamenti është se sipas Gjykatës Kushtetuese shkeljet e Ilir Metës na qenkan të lehta”.

“Nuk dua të komentoj gjykatë, por dua të them se Ilir Meta si president është një turp kombëtar dhe se çfarë do bëjë kur të ikë nga presidenca mua nuk më intereson fare. Mund të bëjë çfarë të dojë si një qytetarë i lirë i Republikës së Shqipërisë siç mund ta bëjë kushdo përsa kohë është qytetarë i lirë. Nga ana tjetër absolutisht më intereson se kjo kohë e Ilir Metës në zyrë të mbarojë sa më shpejt dhe ky turp t’i kalojë sa më shpejt të kaluarës. Dhe s’kam asnjë problem se çfarë turesh bën Ilir Meta e çfarë lajmëron, informon, kërcenon Ilir Meta. Ilir Meta është një turp”, theksoi Rama.

I pyetur për deklaratën gjatë fjalës së tij Kongres për vijën e kuqe për të gjithë ata që shkelin ligjin, dhe nëse është paralajmërim për arrestim tjetër, Rama u shpreh se “fjala ime nuk ishte për të lajmëruar arrestime, largqoftë nga ana ime, por desha dhe dua të them që sigurisht është e patolerueshme që PS dhe zgjedhësit e saj ta hajnë pas shpine ashtu si kundër ëështë e pamundur që kushdo qoftë të kërkojë mbrojtje nga PS apo nga unë”.

“Përkundrazi, gjithsekush duhet të mbarojë Partinë Socialiste, natyrisht dhe të gjitha ata që u kanë dhënë besim në grupin parlamentar bashkë me mua. Pra ky është sensi i fjalës time, pra nuk kam në plan të arrestoj asnjeri. Lavdi Zotit jemi në demokraci dhe Kryeministri nuk është as prokuror as gjykatës dhe drejtësinë nuk e bënë qeveria, partia bën vetëm sistemi i drejtësisë”, tha Rama.

 

Fraksion.com