Plagosja e D.Majkos në Sarandë, Policia: Jemi vendosur në kërkim të autorit
Policia ka dhënë versionin zyrtar të plagosjes së të riut Dino Majko në Sarandë. Uniformat blu, theksojnë se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1 në qytetin bregdetar, ku Enivled Aliu, ka goditur me thikë të riun Majko.
Ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia është vendosur në kërkim për kapjen e autorit. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Në datën 09.04.2022, në lagjen nr.1, Sarandë, shtetasi E. A., ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin D. M., 29 vjeç, banues në Sarandë , i cili ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve
Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bëre të mundur kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Fraksion.com