AktualitetPolitikëTë fundit

Meta: Do të ngre një Komitet me ekspertë për të sqaruar deri në fund aferën e inceneratorëve

Ilir Meta tha se do të ndërmarrë një nismë për ngritjen e një komiteti për të sqaruar deri në fund aferën sipas tij të inceneratorëve.

“Unë do të nis një komitet për zbardhjen sa më të parë të aferës së inceneratorëve. Nuk ka bërë asgjë më shumë mafia në Siçili sesa qeveria në këtë aferë. Do të mbledh ekspertët më të mirë që ta sqarojnë tamam këtë aferë. Përfituesit më të mëdhenj janë Rama dhe jo Stela, Zoto apo Mërtiri”, tha Meta.

 

Farksion.com