AktualitetBota+Të fundit

Boris Johnson viziton Kievin

Kryeministri britanik, Boris Johnson udhëtoi për në Kiev të shtunën për të diskutuar për ofrimin e ndihmës financiare dhe ushtarake ndaj Ukrainës.

Johnson u takua me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky “në një shfaqje solidariteti me popullin ukrainas”, tha një zëdhënës i Downing Street.

“Ata do të diskutojnë mbështetjen afatgjatë të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën dhe kryeministri do të përcaktojë një paketë të re ndihme financiare dhe ushtarake”, thuhet në njoftim.

Britania e Madhe deri më tani ka vendosur sanksione të rënda ndaj Rusisë në lidhje me pushtimin e Ukrainës që nga 24 shkurti.

Të shtunën, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha Ukraina është “ende e gatshme” për të vazhduar negociatat me Moskën, të cilat kanë ngecur që nga zbulimi i mizorive në Buça dhe zona të tjera pranë Kievit.

“Ukraina ka thënë gjithmonë se është e gatshme për negociata dhe kërkon çdo mënyrë për të ndaluar këtë luftë”, tha Zelensky në një konferencë për shtyp me kancelarin austriak, Karl Nehammer, i cili vizitoi Buçan.

“Mjerisht, paralelisht ne shohim përgatitjet për beteja të rëndësishme, disa njerëz thonë se vendimtare, në lindje,” tha ai, duke iu referuar një ofensive të parashikuar ruse.

Ai tha se janë të gatshëm të luftojnë dhe “të shikojmë paralelisht për t’i dhënë fund kësaj lufte përmes diplomacisë”.

 

Fraksion.com