Zyrtari ushtarak: Forcat ruse po përgatiten për një përpjekje “përparimi masiv” në rajonin e Donbasit
Ukraina sheh përgatitjet drejt përfundimit për një përpjekje “përparim masiv” nga forcat ruse në rajonin lindor të Donbasit, tha të premten guvernatori ushtarak i rajonit të Luhanskut.
“Ne ndiejmë përgatitjet përfundimtare për një përparim masiv, betejën e madhe që do të jetë në rajonet tona Luhansk dhe Donetsk. Ka përpjekje të vazhdueshme për të thyer vijën e mbrojtjes në drejtime të caktuara,” tha në komentet televizive Serhii Haidai, kreu i administratës të ushtrisë së rajonit të Luhansk.
Zyrtarët ukrainas u kanë kërkuar banorëve të disa qyteteve në Donbas që të evakuohen në pritje të asaj që ata thonë se mund të jetë një ofensivë e madhe.
“Që nga fillimi i evakuimit në rajonin e Luhanskut, rreth 30,000 njerëz janë nxjerrë jashtë, këto janë vetëm llogaritjet tona zyrtare, pa përfshirë ata që u larguan vullnetarisht, pa ata njerëz që u larguan në mënyrë të pavarur,” tha Haidai.
Fraksion.com