AktualitetBota+NATO/BETë fundit

“Mund të jetë edhe çështje javësh”; Von der Leyen i dorëzon Zelenskyt pyetësorin për anëtarësimin në BE

Presidentja e Komisionit Europain, Ursula von der Leyen i dorëzon presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky zarfin për anëtarësimin në BE.

“Ukraina është pjesë e familjes evropiane. Ne e kemi dëgjuar shumë qartë kërkesën tuaj dhe jemi këtu për t’ju dhënë një përgjigje të parë pozitive: në këtë zarf është fillimi i rrugëtimit tuaj drejt BE-së. Në këtë zarf është pyetësori për anëtarësim. Bashkimi, i cili do të duhet të plotësohet, atëherë rekomandimi duhet t’i bëhet Këshillit të BE-së. Nëse ne punojmë së bashku, mund të jetë edhe çështje javësh”, tha von der Leyen.

Rusia do të zhytet në degradim ekonomik, financiar dhe teknologjik, ndërsa Ukraina po marshon drejt një të ardhmeje evropiane”. Kështu deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në konferencën për shtyp në Kiev me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

 

Fraksion.com