“Finlanda po përgatitet të aplikojë për anëtarësim në NATO”
Pretendohet se Finlanda në javën e parë të majit do të aplikojë për anëtarësim në NATO.
Në lajmin e gazetës më të madhe në vend, “Iltalehti”, theksohet se vendi më 14 prill do të fillojë përgatitjet për anëtarësim në NATO dhe se në javën e parë të muajit maj do të kryejë aplikimin.
Edhe ish-kryeministri finlandez, Alexander Stubb, në një deklaratë të bërë rreth çështjes në gazetën “Aftonbladet”, është shprehur se është i sigurt që Finlanda së shpejti do të kryejë aplikim për anëtarësim në NATO dhe se edhe në Suedi ka filluar një lëvizje për të marrë vendim në këtë drejtim.
Sipas një sondazhi publik të publikuar nga YLE, televizioni shtetëror i Finlandës,112 deputetë në Parlamentin e Finlandës mbështesin anëtarësimin e vendit në NATO, 71 e shikojnë negative, ndërsa 17 janë të pa vendosur.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një fjalim më 7 prill në Takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s, u shpreh se lufta në Ukrainë mund të zgjasë me muaj, madje për vite dhe nëse Finlanda dhe Suedia dëshirojnë të përfshihen në aleancë do ta realizojnë në mënyrë së shpejtë këtë kërkesë./AA
Fraksion.com