AktualitetBota+Të fundit

Dy raketa goditën stacionin e trenit në Kramatorsk, thotë shefi i hekurudhave të Ukrainës

Dy raketa kanë goditur stacionin e trenit në qytetin ukrainas Kramatorsk, tha kreu i sistemit hekurudhor kombëtar të Ukrainës, Oleksandr Kamyshin, në kanalin e tij zyrtar Telegram të premten.

Raportohet se ka persona të lënduar, por për momentin nuk dihet se sa janë, shtoi Kamyshin.

Qyteti lindor i Kramatorsk ishte një nga vendet e para që u vu në shënjestër nga ushtria ruse kur pushtimi i Ukrainës filloi më 24 shkurt.

 

Fraksion.com