Ambasadorja Yuri Kim takon kreun e SPAK: Kanë prodhuar më shumë rezultate reale
Rritja e investigimeve, hetimeve apo konfiskimi i pasurive të paligjshme është është tregues i faktit se askush nuk është mbi ligjin, është shprehur ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim pas takimit që ka zhvilluar këtë të premte me kreun e SPAK.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ambasadorja Kim shprehet e vendosur për të mbështetur reformën në drejtësi, me qëllim ndëshkimin e korrupsionit dhe forcimin e ligjit.
“U takova sot me shefin e SPAK Arben Kraja për të përgëzuar prokurorët dhe hetuesit që kanë prodhuar më shumë rezultate reale në emër të publikut shqiptar. Rritja e hetimeve, ndjekjeve penale, konfiskimeve të pasurive etj. tregojnë se askush nuk është mbi ligjin.
SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht reformën në drejtësi, përfshirë punën e SPAK-ut, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, që të mbajnë përgjegjësi zyrtarët e korruptuar, për të forcuar sundimin e ligjit, kjo është e nevojshme për të përmbushur kërkesat e BE-së dhe të njerëzve për drejtësi”, shkruan Kim.
Fraksion.com