Pezullimi i Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut, Rama: Refuzim për të pranuar krimet mizore në Ukrainë
Kryeministri Edi Rama reagoi sot pasi Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara pezulloi Rusinë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
Rama thekson se ky është refuzim i fortë për të pranuar shkeljen brutale të çdo lirie e të drejte dhe krimet mizore të luftës në Ukrainë.
Rama tha se “rreshtimi i Serbisë përsëri me Perëndimin në këtë përshkallëzim të ri kundër agresionit rus, lajm i mirë për rajonin”.
“Këshilli i të Drejtave të Njeriut promovon respektin universal për mbrojtjen e të gjitha të drejtave të njeriut dhe lirive themelore për të gjithë dhe i adresohet shkeljes së të drejtave të njeriut. Lufta e Rusisë në Ukrainë dhe krimet e saj të tmerrshme janë në kundërshtim me gjithë këtë. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara tregoi sot edhe njëherë që bota nuk do ta tolerojë atë”, tha Rama.
Fraksion.com