AktualitetPolitikëTë fundit

Kancelari Scholz thërret Ramën në Gjermani të dielën

Kryeministri Edi Rama do niset të dielën për në Gjermani ku do të pritet nga kancelari Olaf Scholz. Kryeministri Edi Rama do të takohet me Scholz të hënën më 11 prill ora 18:00.

Mësohet se fokusi i diskutimit mes Ramës dhe Scholz do të jetë integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, lufta në Ukrainë dhe kriza e shkaktuar prej saj, si edhe çështje të tjera ekonomike dhe të politikës mes dy vendeve.

Pas takimit, Rama dhe Scholz do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp me median, ndërsa fill pas saj, Rama do të ketë një deklaratë për mediat Shqiptare.

 

Fraksion.com