AktualitetPolitikëTë fundit

Ivi Kaso: Alibeaj nuk është as nënkryetar as kryetar në detyrë, është vetëm deputet

Ilvi Kaso ka komentuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Top story” vërtetësinë e dokumentit të Gjykatës ku rezulton akoma z.Lulzim Basha si kryetar i Partisë Demokratike dhe ka thënë se kjo ndodh për hir të regjistrimeve të vjetra që akoma nuk janë përditësuar.

Nga ana tjetër Kaso tha se Alibeaj është në krye të PD për shkak se mbante statusin e nënkryetarit por e gjithë kjo situatë do të marrë tjetër drejtim pas zgjedhjeve.

Sokol Balla:Deklarat e Palokës dhe e Rithemelimit erdhën pasi Kim u takua me Alibeaj dhe e konsideroi atë si kryetar në detyrë. Nga ana tjetër u zbulua një dokument nga Gjykata e Tiranës konfirmon në detyrë Lulzim Bashën, si e komentoni ju këtë?

Ilvi Kaso: Siç ndodh në të gjitha raste të gjitha vendimet kanë një afat të caktuar apelimi që është zhvilluar vetëm nga një palë që është Komisioni i Rithemelimit. Ka arsye nga më të ndryshmet që mund të bëhet ankimim dhe derisa të kalojë afati, ende  nuk regjistrohet në mënyrë përfundimtare në regjistër. Për hir të regjistrimeve të vjetra Lulzim Basha rezulton kryetar. Alibeaj me firmën e tij ka paraqitur ankim në gjykatën e shkallës së parë, ku nga njëra anë pretendon që statuti i korrikut të vitit të kaluar nuk ka prodhuar pasoja. Nuk është as nënkryetar as kryetar në detyrë është vetëm deputet.

Balla: Nuk më rezulton të ketë ndryshuar pika ku nënkryetari është automatikisht kryetar.

Kaso: Po i tillë është, por në bazë të statutit të ri të gjitha organet do të zgjidhe më datë 30 dhe kuvendi do të marrë dhe një vendim përfundimtar.

 

Fraksion.com